Analisti Arion Sulo komentoi sot në emisionin “Open” në News 24 komunikimin e kryeministrit Edi Rama me Lulzim Bashën në Facebook.Kohët e fundit Basha dhe Rama kanë postuar video në rrjetet e tyre sociale, përmes të cilave ironizojnë njëri-tjetrin me batuta dhe jo vetëm.

Lidhur me këtë Sulo tha se të dy dalin qesharakë nga kjo situatë. Ai tha se Bashën e justifikon deri në një pike, pasi ai nuk ka asgjë politikisht sipas tij.

Por një kryeminsitër, sipas Sulos, nuk duhet të bëjë meme dhe diss-e në Facebook.

Ai tha se nuk ka kryeministër në botë që të bëjë video të tilla në rrjete sociale.

Arion Sulo: Por a duhet ta bënte Basha, sepse ai në këto zgjedhje është asgjë politikisht rrezikon të marrë asnjë mandat ose një, ai nuk ka parti…Qesharakë janë që të dy. Do ta kuptoja Bashën nga nuliteti po këtë tjetrin që e kemi kryeministër dhe bën si djalë i lagjes që pi hashah te cepi pallatit dhe këndon hip hop. Një kryeministër në botë që bën këto video, diss, meme , etj nuk ka. Ai do ta çajë PD-në, do ti thojë Bashës, opozita je ti?

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko