Në natën e ndërrimit të viteve në një lagje të New Jersey-t, një 25 vjeçar me origjinë shqiptare qëlloi të ëmën me një thikë kuzhine.

I riu e ka goditur aq fort të ëmën, saqë thika iu thye në mes të shpatullave. 25 vjeçari Emiliano Domi u arrestua disa orë më vonë nga policia, ndërsa tashmë media vendase, duke ju referuar të dhënave të grumbulluara nga hetuesit, ka zbardhur të gjithë ngjarjen.

Emiliano i tha hetuesve se e qëlloi të ëmën sepse ajo nisi të qeshë me të, kur 25 vjeçari nisi të ankohet se përse e ëma kishte lëvizur një xhaketë të tij nga kolltuku i dhomës së ndenjes.

Pasi 25 vjeçari e shtyn dhe hedh në tokë të ëmën, ai pranoi (para hetuesve) se ka marrë një thikë nga kuzhina dhe e ka qëlluar në mes të shpatullave, aqsa thika u thye dhe doreza i mbeti në dorë.

Siç shpjegon media lokale, Domi u ka thënë hetuesve se qëllimi i tij ishte ta vriste nënën dhe se kishte ikur nga shtëpia me idenë se e kishte vrarë 43 vjeçaren.

Pas kësaj, 25 vjeçari ka shkuar në vendin ku punon i ati, duke i kërkuar këtij të fundit disa para për të blerë karburant. Kjo kërkesë, ka bërë që i ati të dyshojë për diçka, duke marrë në telefon të shoqen e më pas policinë.

Këta të fundit arritën ta kapin shpejt 25 vjeçarin.

Nëna e të riut, 43 vjeçare, shkoi në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e tehut të thikës. Fatmirësisht, ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re