Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar çelësat për 112 apartamente në Valias në kuadër të programit të Rindërtimit.

Ndër të tjera, Rama nuk ka lënë pa shkëmbyer batuta me qytetarët e pranishëm gjatë fjalimit të tij duke shënjestruar ata të cilët i identifikoi si “demokratë”.

“Kjo vjen për të gjithë ju, edhe për shumicën që janë demokratë dhe duken 4 orë larg. Por nuk humbni gjë po të qeshni se shtëpi po merrni. Nuk është faji im ajo joni që ju e prisnit nga tjetërkush dhe ja u bëri tjetërkush. Kështu është jeta, të vjen nga s’e pret. Për ju demokratët e Kamzës paska qenë kjo botë se ju vu kundër, e ne vu kopshte çerdhe, shtëpi. Ju me bukë ne me gurë por nuk na vjen keq. Gurët tuaj na bëjnë më të fortë, të dy pakët ecim bashkë.

Për demokratët është kjo që po them se siç e dini ju ne demokratët e Kamzës i kemi shumë merak këtu. Ndërkohë mirë këto godinat se janë pjesë e programit të rindërtimit mirëpo kjo qeveri e poshtër që ju doni ta largoni vazhdon dhe ju paguan çmimet e shtuara për energjinë elektrike. Por kjo bëhet për të gjithë për asnjë dallim. E njëjta gjë vlen edhe për ata që përdorin autobuzin sepse shkojnë në punë dhe për to nuk do ndryshojë çmimi i biletës pavarëissht se është rritur çmimi i naftës”-tha Rama.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re