Zjarri në Gorrisht është fikur totalisht, mbrëmjen e djeshme kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Selenicës, Vlorës dhe banorë të zonës. Dëmet e shkaktuar janë ullinj dhe toka kullotë.

Në Malin e Karaburunit ka nisur aksioni për të ndërhyrë në mal me forca të shtuara zjarrfikësesh, ushtarë dhe punonjës të bashkive të jugut. Sipas emergjencave civile të Vlorës sot pritet të shuhet totalisht zjarri dhe do të punohet nga toka dhe ajri për ta vënë situatën nën kontroll. Aksioni i sotëm vjen pasi zjarri tashmë gjendet në kufi të pyllit me pisha të Llogorasë.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re