Denoncimi i kreut të Partisë Demokratike se janë manipuluar shifrat e viktimave nga Covid-19 ka shkaktuar debate të forta prej disa ditësh.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se shifrat nuk i luan “topi”, ndërsa shefi i departamentit të Shëndetësisë në PD, Gazmend Koduzi thotë se opozita nuk akuzon mjekët por qeverinë.

Debati në Open:

Brataj: I kërkojmë ndjesë familjarëve të viktimave që po i nxjerrim në media. Duhet të interesohemi sa të sëmurë kemi. Të edhe sikur të gjithë 923 të jenë të gjithë Covid?

Vasili: Po i ulni po i fshihni shifrat thotë PD.

Brataj: Pse për çfarë arsyeje? Ne të komitetit teknik jemi mjek jo politikanë që të bëjmë politikë. Ne duam të shpëtojmë më shumë jetë dhe jo ta denigrojmë.

Ulqinaku: Kjo tabelë do të ishte e debatueshme nëse ato vdekjet e vërtetuara do ishin vdekje të raportuara. Vërtetimi është tjetër, e vërteton tamponi. Vdekjet e raportuara janë 509 dhe nuk e luan as topi. Nëse tamponi del negativ atëherë shkruhet në skedë shkaku i vdekjes. Pjesa tjetër që thotë Basha janë fshehur mund të kenë vdekur nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe me tampon negativ.

Koduzi: Basha nuk akuzoi mjekët, por qeverinë. Brataj tha që këto mund të kenë vdekur në spital covid, por me tampon negativ. Çdo pacient që shkon në spital covid shkon dhe me vonesë, dhe në atë periudhë tamponi mund të dalë negativ se shkon pas 2 javësh.

Brataj: Jo nuk shkon pas dy javësh e ke gabim shkon kur i përkeqësohet gjendja.

Koduzi: Po shkoi në spital covid i bie ka humbur jetën në Covid. Çdo pacient që ka humbur jetën në covid është i vdekur nga covid.

Brataj: Mos i mashtroni njerëzit me këto të dhëna.

Koduzi: Qetësohu doktor, qetësohu, s’po ju akuzon njeri ju. Keni lidhje me këtë? Jo s’keni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re