Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo festoi ditëlindjen me një urim të veçantë që i ka bërë nusja e djalit të saj, regjisorja Alda Biba. Në Shqipëri mori vëmendje të madhe pas tërmeteve të 2019 që tronditën vendin, por zëri i inxhinieres Bozo nuk është dëgjuar vetëm këtu.

Regjisorja zbuloi se dijen e saj e ka ndarë në auditore universitetesh prestigjoze si Tokio, Parisi, Tetova, Gjermania, Barcelona dhe Seuli.

“Gëzuar ditën e lindjes Luljeta Bozo (Konomi) ti grua e madhe që ke dhënë e jep kontribut në shkencën e mekanikës së dherave e që shumë të identifikojnë me tërmetin…. që ke kaluar në duart e tua breza e breza konstruktorësh e ndërtues… që modestisht buzëqesh kur ish-studentë të falenderojnë për atë çfarë u ke dhënë me zemërgjerësi,

Dijen… kur bota akademike nga gjithë bota të vlerëson e fton të ndash në auditore universitetesh prestigjoze e konferenca boptrëore studimet e tua… Tokio…Paris…Tetovë… Gjermani… Barcelonë… Seul. Ti pa bujë dhuron çfarë di”, shkruan ndër të tjera regjisorja Bida për inxhinieren Luljeta Bozo.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re