Kryeministri Edi Rama u shpreh i prerë se nuk do të pranojë dy kërkesat e opozitës për qeveri kujdestare para zgjedhjeve dhe që në Kolegjet Zgjedhore të ketë gjyqtarë që nuk e kanë kaluar vettingun.

“Zgjedhjet e lira janë detyrim, Shqipëria ka pasur, cilësia ka qenë në përmirësim dhe duhet përmirësuar. Këtu nuk bëhet fjalë për të pranuar propozimet e opozitës, por dakordësuar propozimet e OSBE-, nuk di të ketë një të tillë që të përputhet me çka ju thatë.

Di që janë shumë të qarta propozimet, dy pika janë të panegociueshme, e para depolitizimi i administratës zgjedhore, gjë për të cilën ODHIR ka rekomanduar depolitizimin. Në këtë pikë jemi gati dhe ta bëjmë dhe administrata t’u takojë qytetarëve.

 

Dhe përgjegjësia e administratorëve zgjedhore të jetë qytetare dhe ligjore, që në zgjedhjet do të përfshihet. Dhe e dyta në kolegjin e zgjedhor e gjykatësve që nuk kanë kaluar vettingun, ky është një tjetër propozim, që nëse nuk gabohem, se mbase ka qenë, dhe ndoshta nuk jam i informuar se është Gjiknuri që e ndjek këtë proces. Por e përsëri, gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun nuk do të pranojmë që të jenë pjesë e kolegjeve zgjedhore. Këto dyja janë kyce, administrata e depolitizuar dhe trupa e kolegjit me gjyqtarë që e kanë kaluar vettingun. Presim që të dalim me një draft për të çuar përpara procesin” tha ai.

Sa i perket qeverise teknike, kryeministri u shpreh i vendosur se nuk i plotesohet kerkesa e opozites.

“Nuk e grisim kontratën me qytetarët, opozita e kërkoi në formë vulgare duke nisur protesta dhe u dogj vetë. Por kjo nuk ka për të ndodhur”, theksoi kryemnistri.

Deklarata e Rames

”Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk janë sakrificë por ka pasur prej disa raundesh. Kanë qenë në përmirësim por duhen përmirësuar. Nuk bëhet fjalë për të pranuar propozimet e opozitës por për të pranuar rekomandimet e OSBE.
Puna po shkon në atë drejtim që 2 pika janë të panegocueshme, e para depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore, një histori e vjetër dhe burim problematikashtë lidhura me politizimin e administratës zgjedhore. ODIHR në raportet e veta ka rekomanduar depolitizimin. Ne jemi ta çojmë deri në fund që kjo administratë t’i përkasë qytetarëve dhe ligjit.
Dhe e dyta përfshirja e Kolegjit Zgjedhor e atyre gjyqtarëve që nuk kanë kaluar vettingun.
E përsëris që gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun, nuk do pranohen në Kolegj Zgjedhor. Pra këto janë 2 pikat e panegociueshme. Pjesa tjetër është pjesë e rekomandimeve dhe presim që ODIHR të kontribuojë drejt një procesi transparent.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re