Në kulmin e konfliktit mes mazhorances dhe opozitës për reformen zgjedhore kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk e ka fshehur se beson tek efekti pozitiv i një marrëveshje bashkëqeverisje me partine demokratike. 

Lideri i mazhorancës Rama shfrytëzoi foltoren e parlamentit per te deklaruar se ky do te ishte nje zhvillim i rendesishem demokratik per vendin, duke i derguar keshtu një ftese rivalit politik Lulzim Basha.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Une me Lulin te bejme diktature? Une mendoj qe do te ishte e kunderta, mendoj qe do te ishte nje zhvillim i rendesishem demokratik dhe e kam seriozisht, e kam shume seriozisht.”

Por tonet paqtuese të Edi Ramës  drejtuar Lulzim Bashes, u kufizuan vetem tek kjo ceshtje. Pasi kryeministri Rama artikuloi paralajmerime te forta ndaj liderit te opozites dhe qasjes se tij ndaj reformes zgjedhore.

 “Mos na tundoni se ajo marreveshje , ajo nuk eshte reforme por nje kthim pas, dhe e kemi bere qe shqiperia te mos behet muhabet poshte e lart. Por nje fije peri e ndan realizimin nga grisja .”

Lideri i mazhorances theksoi se opozita nuk mund te vendose kusht pas kushti, ultimatum e kerkesa te rejane procesin e reformes zgjedhore.

Dhe kete mesazh kryeministri Rama e perforcoi edhe gjate nje aktiviteti në Ministrinë e Jashtme ku deklaroi se mazhoranca është gati të votoje reformën në parlament edhe pa konsensusin e PD.

EDI RAMA

KRYEMINSTER I SHQIPERISE

…Reforma do të shkojë në parlament…Opozita nuk ka ekskluzivitet mbi asgjë…Kërcënohemi çdo ditë me gjuhë rruge nga shpifësit e PD-së…Mos të anatemojnë ata deputetët të opozitës që do të votojnë reformën…respekti im për Lulzim Bashën apo Peço Vasilin nuk është më i madh se për Rudina Hajdarin dhe Myslim Murriz, ne i qëndrojmë marrëveshjes…

Reforma zgjedhore sipas standarteve të OSBE-ODIHR është një prej kushteve për zhvillimin e konferences se pare nderqeveritare BE-Shqiperi.

Gjate prezantimit të kryenegociatorit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Rama replikoi serish me opoziten duke theksuar  se nuk jane 15 kushte per anetaresimin por me mijera per te arritur standartet e BE.