Shumë qytetarë në Tiranë që janë mbledhur  para Kryeministrisë për të protestuar për “1 Majin”

Duke mbajtur në duar pankarta ata kanë bërë thirrje për kushte më të mira pune dhe masa shtesë nga qeveria për menaxhimin e krizës.

Ndërkohë kësaj proteste i janë bashkuar emigrantë të cilët kërkojnë të drejtën e votës por edhe të moshuar, si zotëria i cili ka folur për Faxnews duke thënë se është shumë i revoltuar për shkak të rritjes së çmimeve dhe pensionit minimal që merr.

“Jam 80-vjeç. Jam shumë i revoltuar, cmime të papërballueshme, në asnjë shtet si ne. Kam punuar 40 vjet dhe kame marrë pension 120 mijë lekë pension. Qeveria bën sipas qejfit. Thotë kam ul cmimiet, por i ka rrit, miellin, bukën. Me shumë kursim me atë pension. Më keq se në kohën e Enver Hoxhës. Sa të ketë krejt përkrah gjykatën”– u shpreh ai.

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re