Ish-deputeti i PD-së, mjeku Bardh Spahia, ka analizuar mënyrën e trajtimit të situatës nga qeveria të situatës me koronavirusi dhe mënyrën se si tani mund të parandalohet përhapja e tij në Shqipëri.
Spahia kritikon qeverinë se dështoi me dy fazat e para që kryeministri i shpërfilli, parandalimin e prekjes nga virusi dhe gjurmimin e izolimit të rasteve të prekura.
Si zgjidhje të vetme për fazën e tretë Spahia shprehet se qeveria duhet të vendosë në dispozicion të personelit mjekësor kushtet e nevojshme siç janë hapësirat, logjistika, paisjet për terapi intensive dhe reanimacion.
Po ashtu ai shton se me kushte bazë duhet të pajiset gjithë sistemi shëndetësor parësor në Shqipëri dhe jo të bëhet propagandë.
STATUSI I BARDH SPAHISË
KORONAVIRUSI, JA SI DUHET RIKUPERUAR DESHTIMI NE DY FAZAT E PARA
Pasi iu shpif njerezve edhe neper celulare, pa u respektuar privatesine, kryeministri u shfaq i veteizoluar ne bunkerin e Surrelit. Lajm i mire, se mbase do kete kohe te lexoje per te kuptuar se ka deshtuar ne menaxhimin fillestar te kesaj situate, por e ka nje shans te reagoje si duhet, per te rikuperuar gabimet trashanike te bera deri tani.
Qeveria dhe strukturat e saj kane deshtuar krejtesisht ne DY FAZAT E PARA dhe shume te rendesishme: parandalimin e prekjes nga virusi dhe gjurmimin e izolimin e rasteve te prekura, dy faza keto tejet vendimtare per te ulur ne minimum dhe per ta shtrire ne kohe, paraqitjen e rasteve me te renda dhe atyre me komplikacione, te cilat do kene nevoje per shtrim ne spital apo terapi intensive dhe reanimacion. Kjo situate do rrezikoje ta beje te pamundur perballimin e trajtimit sipas protokollit, te pacienteve ne gjendje te rende, ne rast shtimi te fluksit te ketyre pacienteve, pikerisht nga mungesa e theksuar e kapaciteteve logjistike dhe njerezore, duke bere qe te deshtonte edhe FAZA E TRETE.
Pikerisht per te evituar kete situate, ishte jashtezakonisht e rendesishme menaxhimi ne menyren e duhur i dy fazave te para, ato qe kryeministri me papergjegjshmeri nuk i konsideronte te rendesishme dhe qe e kaloi lehte duke thene: “virusi do shperndahet kudo dhe ne nuk e ndalojme dot”.
TANI duhet te merren masa urgjente per te rritur kapacitetet trajtuese, duke SIGURUAR HAPESIRAT, LOGJISTIKEN, PAISJET DHE PERSONELIN E MJAFTUESHEM PER TERAPI INTENSIVE DHE REANIMACION. Njekohesisht eshte e domosdoshme te sigurohen KUSHTET E NEVOJSHME MBROJTESE PER PERSONELIN MJEKESOR te urgjences, por edhe te te gjithe sistemit shendetesor paresor ne te gjithe Shqiperine, i cili po perballet ne vije te pare me kete virus.
Pra, SOT eshte e rendesishme te lihet menjane deliri e propaganda, e ti paraprijme situatave qe do krijohen dhe jo te mjaftohemi me regjistrimin e pasojave. Duhej ta kishim bere me kohe ne fakt po te kishim shtet por ne kemi klloun ekranesh.