Eksperti i ekonomisë në PD, Dorian Teliti gjatë një interviste të dhënë për Fax News akuzoi Ramën qe ka dështur, pasi bizneset kanë falimentuar, njerëzit kanë humbur vendin e punës, të rinjtë vazhdojnë të largohen masivisht, ndërsa ata që po studiojnë jashtë nuk duan që të kthehen më në Shqipëri.

Sipas Telitit, qeveria dhe kryeministri Rama kane dështuar me notën 10, pasi kanë kaluar 8 vite ku vendi është braktisur dhe mbizotëron korrupsioni, droga dhe kriminaliteti.

“Plani ynë është një plan konkret, plani i bëshëm që ju jep përgjigjje sfidave aktuale që kalon sot shoqëria shqiptare, ekonomia dhe sektorë të saj. Sot jemi në një vend i cili është në një krizë të thellë. Sot jemi pas 8 vitesh keqqeverisje, momentin më kritik të 30 viteve të fundit.

Rama dështoi, fatkeqësisht për të gjithë ne qytetarët shqiparë, dështoi që të kryente punët siç duhet. Kreu punët për disa miq dhe për disa shokë, për punët që duheshin kryer për qytetarët shqiptarë, për biznesin, për thithjen e investitorëve të huaj, qeveria dhe kryeministri Rama fatkeqësisht kanë dështuar me notën 10.

Bizneset kanë falimentuar dhe po falimentojnë edhe sot që flasim, njerëzit kanë humbur dhe po humbasin me dhejtëra e qindra vendin e punës. Të rinjtë po largohen nga Shqipëria siç janë larguar gjatë këtyre 7viteve, po largohen, po vazhdojnë akoma masivisht të largohen nga Shqipëria. Ata shqiptarë që kanë shkuar të studiojnë jashtë nuk dun të kthehen absolutisht në Shqipëri.

Fatkeqësisht kemi 8 vite një vend të braktisur, një vend të rrënuar, një vend që ka mbizotëruar vetëm korrupsioni, kriminalitetit, droga dhe asgjë më tepër. Pra dështim, dështim dhe vetëm dështim“, tha Teliti.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re