Skip to content

Qeveria Draghi fiton votëbesimin në Senat me 95 vota pro dhe 38 kundër

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Senati në Itali ka konfirmuar besimin për qeverinë duke miratuar rezolutën për komunikimet e kryeministrit të paraqitur nga Pier Ferdinando Casini me 95 vota pro dhe 38 kundër.

 

Siç ishte paralajmëruar më herët senatorët e lëvizjes “5 Yjet” dhe Fratelli d’Italia nuk kanë votuar, por surpriza e vërtetë ka qenë “tradhtia” që Mateo Salvini dhe Silvio Berluskoni i kanë bërë Mario Draghit.

 

Deri pak para votimit “Forza Italia’ dhe “Lega Nord” që përbëjnë koalicionin e së djathtës kishin deklaruar mbështetjen për qeverinë, por ato nuk kanë marrë pjesë në votimin final.

 

Thyerja mes të djathtës dhe Draghit erdhi pas vendimit të kryeministrit për t’i dhënë besim rezolutës së paraqitur nga Casini.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë