Qeveria po mendon të legalizojë kana bisin për qëllime mjekësore. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama gjatë një interviste televizive në emisionin “Zonë e Lirë”. “Po e studiojmë këtë mundësi. Jemi shumë të avancuar, por ende nuk jemi në kapitullin e fundit. E kam fjalën për ligjërimin e prodhimit të kana bisit për arsye mjekësore”, tha kryeministri.

Në Europë ka shumë vende që e kanë legalizuar prodhimin e kana bisit për arsye mjekësore. Vendi ynë fqinjë Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë një vendim të tillë para disa muajsh.

Pjesë nga intervista

Thonë që hash ashi shëron koronavirusin…mos ka ardhur momenti t’i rikthehemi…?

Atë pa leje nuk e lejojmë, atë me leje po e studiojmë se të tjerët e kanë bërë.

Është si ide, apo keni avancuar?

Jemi shumë të avancuar, por akoma nuk jemi në kapitullin e fundit

Për legalizimin e hash ashit?

Jo! Për ligjërimin e prodhimit për arsye mjekësore. Sikur e kanë pothuajse të gjithë, disa e kanë më ta hapur, por jo, kaq.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re