Pas zhbllokimit të ngërçit politik në Kosovë dhe marrjes së mandatit nga presidenti Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj beri te ditur se seanca për prezantimin e kabinetit të ri qeveritar do të mbahet të shtunën. Kjo për shkak se subjektet politike në koalicion nuk i kanë ende emrat e ministrave.
 
Haradinaj sqaroi per mediat se në seancën e prezantimit te qeverisë, do bëhet i ditur edhe programi i ekzekutivit per kater vitet e ardhshme. Ndërkohë, PDK zhvilloi një mbledhje ku u diskutuan propozimet për ministra për 6 dikasteret që i takojnë kësaj force politike. Deri me tani mësohet se drejtimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme i është besuar kreut të AKR-së Behgjet Pacollit.
 
 
 
 
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re