Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, është shprehur se qeveria e ka kthyer Shijakun në një aneks të harruar.

Komentet Bylykbashki i bëri gjatë një takimi të organizuar nga ish-keyeministri Sali Berisha në Shijak, për të prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Rezart Tusha.

Bylykbashi tha se qeveria kërkon që Shijaku të jetë bashki e dorës së tretë, në mënyrë që vetëm ta vjedhin atë dhe të mos i kthejnë taksat në investime për qytetarët.

Ai foli edhe për procesin e rindërtimit të banesave të shembura nga tërmeti, proces që sipas tij, karakterizohet nga zvarritja dhe klentelizmi.

“14 maji është shumë afër, më pak se 3 javë nga sot. Qeverisja socialiste prej kaq vitesh e ka kthyer Shijakun në një aneks të harruar. Qëllimi ka qenë i qartë, Shijaku të jetë një bashki e dorës së tretë, në mënyrë që ato të vidhen përmes skemave korruptive.

Kjo është arsyeja përse të rinjtë largohen dhe i hyjnë në këmbë detit të halleve. Fshatrat përreth vuajnë përmbytjet, pasi askush nuk kujdeset për kanalizimet. Bashkinë e re e kanë qeverisur socialistët dhe nuk kanë çfarë thonë për ato që nuk janë bërë. Qyteti për shumë vite nuk ka një pallat kulture.

Ky është këndvështrimi që “Rilindja” ka për këtë qytet, ta zhdukë çdo lloj prove kulturore. Ra tërmeti dhe rindërtimi ka vetëm një emër, zvarritje dhe klentelizëm. Ndërtime skandaloze që “Rilindja” ka frikë t’i dorëzojë para zgjedhjeve. Kjo është vula korruptive e “rilindjes”. Jam i bindur se më 14 maj Rezart Tusha do të sjellë ndryshimin”, u shpreh Bylykbashki.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re