Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar aksionin opozitar në Kuvend duke u shprehur se po luftojnë për të zhbllokuar Parlamentin.
Meta, në një konferencë për gazetarët, u shpreh se qeveria e ka kapur Parlamentin dhe e ka shndërruar në noter të saj.

“Nuk është opozita që e ka bllokuar Parlamentin, është qeveria ka kapur Parlamentin, e ka shndërruar në noter të saj që ka asgjësuar parlamentarizmin.

Ajo që opozita po lufton është që Parlamenti të zhbllokohet të përmbushë funksionet e tij kushtetuese, kontrolluese ndaj qeverisë”, tha Ilir Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re