Qeveria e Kosovës ka lehtësuar masat kufizuese kundër përhapjes së Covid, duke lejuar një sërë aktivitetesh që të ushtrohen me kapacitete më të mëdha dhe me orare më të zgjatura.

Pas mbledhjes së të mërkurës qeveria vendosi që në hapësirat e mbyllura baret e restorantet të shfrytëzojnë 50 për qind të kapaciteteve të tyre dhe në hapësirat e jashtme 70 për qind të kapaciteteve.

Ceremonitë festive lejohen të mbahen deri në orën 01:00 pas mesnate dhe jo me më shumë se 300 persona në një sallë.

Lokalet e natës mund të punojnë deri në të njëjtën orë por me kapacitete 50 për qind në ambientet e mbyllura dhe 70 për qind në ambiente të jashtme.

Restoranteve u lejohet që të punojnë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 23 po me gjysmën e kapaciteteve në hapësirat e brendshme dhe në fundjavë aktiviteti u lejohet deri në mesnatë.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka apeluar për vaksinim për të shmangur përkeqësimin e situatës epidemiologjike në vjeshtë, për shkak të përhapjes së varianteve të reja në këtij virusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar të mërkurën 12 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,421 mostrave. Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Prej fillimit të pandemisë, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar rreth 108 mijë të infektuar, prej të cilëve 2264 kanë ndërruar jetë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re