Qeveria e Kuvajtit dorëzoi dorëheqjen pas një mosmarrëveshjeje me parlamentin, raportuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta Al-Qabas tha se qeveria, e cila u formua në tetor, dha dorëheqjen pasi refuzoi të merrte angazhime financiare dhe në protestë ndaj interpelancës së dy ministrave nga deputetët.

Nuk ka asnjë koment zyrtar për dorëheqjen e qeverisë.

Kjo ishte dorëheqja e pestë qeveritare në Kuvajt në dy vitet e fundit.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re