Italia tashmë është pranë një qeverie ndërmjet Lega-s dhe 5 Yjeve.

Dy liderët e  këtyre forcave politike, Mateo Salvini dhe Luigi di Maio kanë rënë dakord që të formojnë një qeveri të përbashkët e cila do të vendosë taksën e sheshtë dhe një asistencë për të gjithë shtetasit italianë që janë pa punë.

Por Silvio Berlusconi ka deklaruar se nuk do ta votojë qeverinë e re dhe Salvini kërcënoi se nëse ndodh kjo atëherë do të shkohet menjëherë në votime.

Salvini e Di Maio kanë rënë dakord të zgjedhin një figurë neutrale për kryeministër, ndërkohë që lideri i Lega-s do të jetë ministër i Brendshëm dhe ai i 5 Yjeve Ministër i Jashtëm.

Analistët parashikojnë një periudhë problematike për emigrantët. 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re