Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, foli sot në studion e News24 për situatën politike në vend si edhe për kabinetin e ri qeveritar që pritet të prezantohet nga kryeministri Rama në ditët në vijim.
Hoxha tha se PD duhet të dalë nga Parlamenti dhe të bëjë protesta të forta për të rrëzuar sipas tij “regjimin e Ramës”.
Ai theksoi se nëse PD futet në Kuvend, atëherë ajo bëhet “shtojcë e Rilindjes”.
“Ne duhet të dalim nga parlamenti, të përmbysim këtë sistem të Ramës. Në diktaturë nuk ka luftë nga brenda. Të nisim protestat dhe ta përmbysim regjimin. Rama është hajdut zgjedhjesh. Po, qeveria përmbyset dhe me protesta, por duhet të marrësh vendim strategjik dhe përmbyset regjimi, nëse ke grup që iu peshon fjala, kjo arrihet. Kjo parti nuk është PS, është grup i strukturuar kriminal, që buxhetin e përdor sikur i ka paratë e babait. Nëse PD shkon në parlament, bëhet një shtojcë e Rilindjes. Nuk është radikale të bësh protesta se nuk ka pasur zgjedhje të lira, ekstreme është të jetosh në diktaturë”, u shpreh Hoxha.
Lisandër Hoxha: PD është në politikë, për të bërë ofertë politike. Por ne jemi në kushte kur jemi në regjim. Kemi qenë 12 vite në parlament dhe asgjë nuk është bërë. Që nga prilli, në PD nuk janë mbledhur strukturat. Strukturat e Partisë Demokratike duhet të mblidhen. Nuk mund t’ju thuash shqiptarëve që është bërë masakër elektorale dhe sërish të hysh në parlament. Futja në Kuvend të çon në rudhje. PD nuk është vetëm kryetari i partisë, por edhe Këshilli e anëtarët.
Kemi ligjin e koorporateve, që është ligj, që një pronë shtetërore ose private i jepet oligarkut, duke mos përfillur pronën e individit, që është e shenjtë. Del kryeministri dhe shigjeton gjyqtarët. Jemi në diktaturë, nuk ka drejtësi. Ne duhet të dalim nga parlamenti, të përmbysim këtë sistem të Ramës. Në diktaturë nuk ka luftë nga brenda.
Të nisim protestat dhe ta përmbysim regjimin. Rama është hajdut zgjedhjesh. Po, qeveria përmbyset dhe me protesta, por duhet të marrësh vendim strategjik dhe përmbyset regjimi, nëse ke grup që iu peshon fjala, kjo arrihet. Kjo parti nuk është PS, është grup i strukturuar kriminal, që buxhetin e përdor sikur i ka paratë e babait. Nëse PD shkon në parlament, bëhet një shtojcë e Rilindjes. Nuk është radikale të bësh protesta se nuk ka pasur zgjedhje të lira, ekstreme është të jetosh në diktaturë.
