Koalicioni me 4 parti ka marrë detyrën për të qeverisur Sllovakinë ditën e sotme, duke patur një sfidë të menjëhershme politike ndaj shpërthimit të koronavirusit në mbarë botën por edhe në shtetin Sllovak .

Ditën e shtunë Presidentja Sllovake Zuzana Caputova zgjodhi një qeveri të koalicionit të qendrës së djathtë që do të kryesohet nga Igor Matovic. KOalicioni u votua pas zgjedhjeve të muajit shkurt, pas përfshirjes në afera korruptive të partisë në pushtet atë kohë.

Matoviç dhe ekipi i saj u betuan në një ceremoni ku pjesëmarrësit mbanin maska mbrojtëse si një masë paraprake kundër koronavirusit.

Sllovakia ka raportuar deri më tani 137 raste të të prekurve me koronavirus këtë muaj por nuk ka shënuar asnjë vdekje./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re