Qeveria e Presidentit të SHBA, Trump do t’i japë fund “luftës kundër qymyrit”. Me “Clean Power Plan” të parardhësit të Trumpit, Obama, synohej të pakësohej nxjerrja e gazrave të efektit serë.

Drejtori i Autoritetit të Ambjentit EPA, Scott Pruitt bëri të ditur në një takim në shtetin federal Kentucky, se të martën do të nënshkruajë një projektligj për eleminimin e të ashtuquajturit Clean Power Plan, të qeverisë paraardhëse. “Ky është mesazhi i Presidentit: lufta kundër qymyrit mori fund”, tha Pruitt.

Plani për “energjinë e pastër” i Obamas parashikonte që nxjerrja e dioksidit të karbonit të termocentraleve deri në vitin 2030 të ulej me 32 përqind, nën nivelin e vitit 2005. Veç kësaj, lëndët e djegshme fosile do të zëvendësoheshin gjithnjë e më shumë me energji të ripërtëritshme.
Kartë e kuqe nga Gjykata e Lartë
Por Gjykata e Lartë i bllokoi këto plane në vitin 2016. Më shumë se një dyzinë shtetesh të drejtuara nga senatorë republikanë dhe shumë sipërmarrje nga sektori i energjisë i patën hedhur këto plane në gjyq, në vende të ndryshme. Pruitt, në atë kohë prokurori kryesor i Oklahomas, ishte njëri nga arkitektët e rezistencës juridike.
Alternativat? I kërkon kot
EPA argumenton se Obama i ka kaluar me planin në fjalë kompetencat e tij. Një propozim, si mund të kufizohen në të ardhmen emisionet, me sa duket autoriteti i ambientit nuk ka në plan të paraqesë. Këtë Supreme Court e paraqiti si kusht në vendimin e tij të vitit 2016. Në vend të kësaj, në bazë të një projekti, EPA ka në plan të mbledhë propozime nga ekonomia dhe shoqëria, për mënyrën si mund të zëvendësohet ky plan.
Largim nga strategjia e klimës e Obamas
Trumpi i dha detyrë në mars Autoritetit të Ambjintit, që ta verifikojë strategjinë për klimën të Obamas. Trumpi dhe shumë republikanë dyshojnë që sjellja njerëzore ndikon në ndryshimin e klimës. Në qershor, Trumpi shpalli se do të largohet edhe nga Marrëveshja e Parisit për Mbrojtjen e Klimës./DW

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re