Qeveria i ka besuar aktorit te njohur te humorit, Agim Bajko, i nderuar postin e drejtorit te Teatrit të Kukullave. Ky vendim u mor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e djeshme, me propozim nga Ministria e Kulturës.

“Agim Bajko emërohet Drejtor i Qendrёs Kombёtare tё Kulturёs pёr
Fёmijё dhe Teatrit tё Kukullave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe
botohet në “Fletoren zyrtare”“, thuhet në vendimin e qeverisë firmosur nga kryeministri Edi Rama.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re