Kryetari i Partisë Demokratike në Athinë, Fatmir Gjoçi, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejt me studion e lajmeve të televizionit FaxNews, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Pikën Kufitare të Kakavijës. Gjoçi u shpreh se qeveria shqiptare është në gjumin dimëror të pushimeve luksoze dhe nuk ka bërë atë çka duhet për të mos arritur në gjendjen e tanishme. Ai thekson se në qoftë se do të ishte bërë një marrëveshje e parakohshme mes dy qeverive kohë më parë, kjo situatë nuk do të kishte ndodhur sot.

“Unë e trajtoj situatën duke e parë të arsyeshme se shteti shqiptar u gjend në gjumë dimëror, pasi sigurisht ata ndodhen në pushime luksoze dhe sot gjendja është aktuale e tillë.

Është me të vërtetë një gjendje tmerri, ku emigrantët shqiptarë po vuajnë me  fëmijë të vegjël, me të moshuar dhe me të sëmurë, është një gjendje e trishtë.

Siç dihet çdo shtet merr masat e veta kundër Covidit. Shteti shqiptar duke e ditur fluksin e shtuar të emigrantëve në muajin gusht duhet të kishte bërë marrëveshje më parë që mos të arrihej në këtë situatë dhe këto kushte të vështira që emigrantët po kalojnë. Nëse shteti shqiptar do të kishte rënë në kontakt me instancat më të larta të shtetit grek sigurisht do të ishin marrë masa dhe do të gjendej një zgjidhje. Edhe në masën humanitare qeveria shqiptare duhet t’I kërkojë ndihmë shtetit grek që të happen plotësisht siç duhet sportelet. Ua garantoj unë po të punohej me kapacitete të plota të sporteleve nuk do të arrihej në këtë situatë, por kjo marrëveshje duhej bërë më përpara.”-tha Gjoçi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re