Presidenti francez Emmanuel Macron zgjodhi sot ministren e Punës Elisabeth Borne si kryeministre të re të vendit, tha Pallati Elysee.

Borne, 61 vjeçe, bëhet kështu gruaja e parë në këtë pozicion që nga viti 1992.

Njohuritë e saj për punën e brendshme të shtetit dhe sindikatave franceze do ta ndihmojnë atë të kalojë reformat tashmë të paralajmëruara, përfshirë premtimin më të diskutueshëm parazgjedhor të Macron në lidhje me rritjen e moshës së pensionit.

Macron, i cili, sipas Reuters, duhet të dërgojë një sinjal se ai dëgjoi zhgënjimet e votuesve të shprehur nga pjesëmarrja e ulët dhe mbështetja e fortë për ekstremin e djathtë radikal dhe ekstremin e majtë, tha se po kërkonte dikë me një politikë të gjelbër dhe sociale për kryeministër.

Aleatët e tij njoftuan se me shumë gjasa do të emëronte një grua për kryeministre, një pozicion e fundit grua aty për një kohë të shkurtër qe Edith Cresson. Kjo, në kohën kur president ishte Francois Mitterrand.

Macron dhe Borne pritet të emërojnë të gjithë anëtarët e tjerë të qeverisë së re në ditët në vijim, raporton AP.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re