Skip to content

Qeveria gati emrat e ambasadorëve të rinj, Ervin Bushati zëvendëson Floreta Faber në SHBA, Mustafa Nano propozohet në Zvicër, Vasilika Hysi shkon në Gjenevë

Collage Maker 30 May 2023 08 31 AM 8346





Qeveria ka gati emrat e ambasadorëve të rinj të Shqipërisë që do të marrin postet e tyre në përfundim të mandateve për misionet diplomatike.

Collage Maker-30-May-2023-08-31-AM-8346

Emrat pritet të kalojnë në presidencë për t’u zyrtarizuar. Sipas BW, Mustafa Nano është propozuar për të qenë ambasador i Shqipërisë në Zvicër.

Ndërkohë Ilir Gjoni i cili më herët ka qenë ambasador në Zvicër, mësohet se është propozuar të shkojë si ambasador në NATO.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati pritet të zëvendësojë ambasadoren Floreta Faber, në SHBA.

Vendin e kryebashkiakut të ri të Vlorës, Ermal Dredha në Emiratet e Bashkuara pritet ta zërë Ridi Kurtezi.

Adia Sakiqi, ambasadore e Shqipërisë në Holandë, pritet të emërohet ambasadore në një tjetër shtet në BE.

Ish-nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi do të drejtojë Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Ndërsa ish-deputeti socialist Fate Velaj do të drejtojë diplomacinë shqiptare në Vjenë

“”