Qeveria greke ashpërson masat në Kakavijë. Duke filluar nga dita e hënë qytetarët që do të dalin pozitiv në testet e shpejta dhe ato PCR nuk do t’u lejohet hyrja në territorin helen.

Veç kësaj do të ketë edhe gjoba për personat e prekur me Covid-19 nëse tentojnë të hynë ilegalisht në Greqi.

Deri më tani personat që dilnin pozitiv në kontrollet e palës greke ne Kakavijë karantinoheshin 14 ditë. Pas ditës së hënë ata nuk do të mund të hyjnë dot në Greqi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re