Qeveria ka vendosur të hapë Konsullatë të Përgjithshme në Strugë të Maqedonisë së Veriut. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së qeverisë, ndërsa u bë i ditur nga ministri i Jashtëm, Gent Cakaj në “Facebook”. Cakaj tha se me këtë vendim do të nxiten më tej marrëdhëniet ekonomike, shoqërore dhe kulturore.

 

“Në përputhje me planin për të thelluar marrëdhënien e shtuar ndërveprimin me shqiptarët në rajon, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë tashmë ka marrë vendim për çeljen e Konsullatës së Përgjithshme në Strugë, në Maqedoninë e Veriut! Rrethi konsullor i kësaj qendre përfshin Strugën, Ohrin, Manastirin, Kërçovën, Dibrën, Gjevgjelinë, Resen/rajon i Liqenit të Prespës. Pra, kjo konsullatë do të ketë rol të veçantë edhe në nxitjen e mëtejme të marrëdhënieve ekonomike, shoqërore e kulturore mes tyre dhe Republikës së Shqipërisë.”

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re