
Qeveria e Kosovës ka shpallur paketën më të madhe financiare motivuese në historinë e sportit. 1.5 milion euro shpërblime për futbollistët, nëse përfaqësuesja arrin të sigurojë kualifikimin në Kupën e Botës 2026.
Ka qenë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka premtuar 1 milion euro shpërblim në rast se përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të kualifikohet në Botërorin 2026.
“Një lajm të mirë e kemi për përfaqësuesen tonë në futboll, për djemtë me të cilët jemi krenar në çdo ndeshje. Për suksesin historik në këtë fushatë të kualifikimeve për në Kupën e Botës 2026, kalimi në fazën e playoff-it, me vendim të qeverisë, sot do të ndajmë 250 mijë euro shpërblim. Në fazën e radhës hyjmë me plot vetëbesim , besimin tonë në ta po e shpreim me zotimet tona për ta. Së pari, në rast të fitores ndaj Sllovakisë zotohemi me shpërblim me vlerë prej 500 mijë euro dhe së dyti, në rast të kualifikimit në Kupën e Botës zotohemi edhe për një milion euro të tjera shpërblim”, tha ndër të tjera Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë.
Kosova do të luajë më 26 mars në Bratislavë kundër Sllovakisë dhe në rast suksesi do të luajë finalen me fituesin e çiftit Turqi-Rumani.
LEXO EDHE: Sa kushtojnë ekipet e play-off-it? Shqipëria vlen 88 milionë euro, Italia kryeson me 846 mln euro! Befason Kosova
