Skip to content

Qeveria i vendosi kusht kontratën 5 vjeçare në këmbim të diplomës, studentët e Mjekësisë dalin në protestë






Studentët e mjekësisë kanë nisur protestën e paralajmëruar ditën e djeshme, pas vendimit të qeverisë për kontratën 5 vjeçare me kusht punësimin në vend pas mbarimit të studimeve.

Këtë të enjte, studentët kanë dalë në protestë para fakultetit të Mjekësisë.

Kujtojmë se dje pas vendimeve të Qeverisë, kryeministri Edi Rama tregoi  kushtin e vendosur ndaj studentëve të cilët do të regjistrohen në Universitetin e Mjekësisë, ku tha se këta të fundit duhet të punojnë në vend për 5 vite pas studimeve në të kundërt duhet të paguajnë tarifë.

“Vendimi ka të bëjë më studentët e mjekësisë dhe detyrimin për të shërbyer në vend për një kohë të caktuar, thelbi është shumë i qartë për çdo qytetar që paguan taksa. Shteti e financon Universitetin në këtë rast, formimin e mjekëve të rinj për të mbrojtur jetën dhe të garantojë shëndetin e qytetarëve të vetë, nuk është si profesionet e veta, por i lidhur me detyrimin e çdo shteti për t’u kujdesur për shëndetin e qytetarëve.

 

Në kushtet kur Gjermania dhe vendet e tjera të pasura janë duke luftuar me plakjen e popullsisë nevojën për burime njerëzore, dhe kur janë bërë stacion i ndalesës së fundit për shumë profesionist dhe njerëz të kualifikuar ne e kemi absolutisht të domosdoshme të ndërmarrim këtë hap, më normal dhe i lehtë. Çdo student që do të hyjë në universitet duhet të njihet me faktin se për t’u pajisur me diplomë duhet shërbim 5 vjet në vend, ata që janë duke vazhduar studimet vitet janë më të vogla. Nëse duan mjekësi duhet të pranojnë këtë kusht”, tha Rama.

 

“”