Nga Tokyo, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar vendimin e qeverisë, që i kalon në pronësi truallin e Teatrit Kombetar.

Në një intervistë për News24, Veliaj u shpreh se ky vendim është korrektuar sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kryebashkiaku thotë se vendimi i Këshillit të Ministrave nuk bie ndesh me atë të Gjykatës Kushtetuese.

“Është reflektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta bërë siç duhet VKM-në e Teatrit duke qenë se teatri i vjetër fizikisht nuk ekziston është vetëm trualli ai që kalon dhe jo trualli me një ndërtesë që tani nuk ekziston më. Është korrektuar sipas Gjykatës Kushtetuese kalimi i pronës tek Bashkia e Tiranës që na mundëson të vazhdojmë me procedurat për ndërtimin e Teatrit. Nuk bien ndesh me njëra-tjetrën vendimet e qeverisë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Meqë jemi në Tokio ajo që kam kuptuar në vende të tilla është që kombet ecin përpara kur nuk bllokohen projektet e mëdha. Stadiumi këtu nuk është aq ndryshëm apo më i madh dhe më i bukur se Arena Kombëtare. Diferenca është që ne i bëjmë ndryshimet me shumë dhimbje. Stadiume si ky bëjmë dhe ne, e kemi bërë në Tiranë”, tha Veliaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re