Duke filluar nga 1 gushti, në dy qendrat e pritjes në Gjadër dhe Shëngjin do të vijnë emigrantët e parë, sipas marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane të nënshkruar më 6 nëntor 2023.

Kjo është konfirmuar nga qeveria italiane, pas vizitës në dy qendrat të  Nënsekretarit të Shtetit në Kryesinë e Këshillit, Alfredo Mantovano.

“Ne kemi qenë në gjendje të verifikojmë përputhshmërinë e plotë me planin dhe vlefshmërinë e këtij modeli inovativ për menaxhimin e flukseve të migracionit të paligjshëm, të cilin vendet e tjera evropiane, kryesisht Gjermania, po e vëzhgojnë nga afër,” tha Alfredo Mantovano.

Ndërkohë qeveria italiane në një njoftim zyrtar për vizitën e zyrtarit të lartë thotë se është konfirmuar respektimi i plotë i afateve, ashtu siç e deklaroi edhe kryeministrja Giorgia Meloni gjatë vizitës së saj në Shqipëri më 5 qershor.

“Nënsekretari Mantovano, pasi vizitoi qendrën e parë të pritjes në Shëngjin dhe qendrën e paraburgimit në Gjader, takoi personelin e Inxhinierëve Ushtarakë të Forcave Ajrore, të cilët po operojnë pa ndërprerje”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re