Qeveria izraelite po përgatitet të vendosë sanskione ndaj gazetës Haaretz, me pretendimin se në lajmet e saj për sulmet e ushtrisë kundër Gazës që nga 7 tetori, “ka publikuar propagandë subversive dhe të pabaza dhe publikime provokuese kundër shtetit”.

Sipas një deklarate me shkrim të zyrës së ministrit izraelit të Komunikimeve Shlomo Karhi, ky i fundit i ka sugjeruar qeverisë që të mos bëhen shpallje publike në gazetën Haaretz dhe të ndërpriten abonimet.

Ministri Karhi ka thënë se arsyeja e propozimit të tij për qeverinë ishte “propaganda subversive dhe e pabazë e gazetës Haaretz gjatë luftës dhe botimet e saj provokuese kundër shtetit të Izraelit”.

Karhi ka thënë se ai ka i ka paraqitur një propozim qeverisë për të “ndaluar financimin e gazetës Haarez në çfarëdo mënyre, siç është ndalimi i reklamave dhe tarifave të abonimit për të gjithë përdoruesit e qeverisë, duke përfshirë ushtrinë izraelite, policinë, Inteligjencën e Brendshme Shin-Bet (Shabak), ministritë dhe çdo kompani publike”.

Duke pretenduar se gazeta “miratoi një linjë sulmi që minon qëllimet e luftës, dobëson përpjekjet ushtarake dhe qëndrueshmërinë sociale”, Karhi ka pohuar se ndalimi i blerjes së shërbimeve nga ana e institucioneve shtetërore nga gazeta Haaretz do të zvogëlojë dëmin e rëndë të ndier nga qytetarët izraelitë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re