Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur se askush tjetër përveç Partisë Socialiste nuk e fut dot Shqipërinë në BE.

Rama theksoi se qeveria e tij mund të ketë shumë të meta dhe ka bërë plot gabime, por shtoi se “as përballë, as përreth, as mbrapa nesh nuk bën dot assesi atë që ne bëjmë dhe mund  të bëjmë”.

Kreu i qeverisë shtoi se PS do të fitojë zgjedhje, por theksoi se kërkon një shumicë më e madhe se çdo herë tjetër.

Edi Rama: Qeveria mund të ketë shumë të meta, mund të ketë bërë plotë gabim, por askush tjetër, as përballë, as përreth, as mbrapa nesh nuk bën dot assesi atë që ne bëjmë dhe mund  të bëjmë. Do të ishte fatale për vendin çdo lloj lëkundje më 11 Maj, Nuk para shoh ndryshim të maxhorancës, do ta fitojë shumicën, por çështja është cili do të jetë mesazhi që populli shqiptar do ti japë BE.

Duhet një shumicë më e madhe se çdo herë tjetër për PS, është kaq e thjeshtë, kjo nuk ka lidhje me fanellën apo me faktin që ne rrezikojmë të humbasim zgjedhjet. Kjo nuk ndodh, sepse shqiptarët janë të mençur dhe kanë nuhatje për politikë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko