Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një postimi në Facebook shkruan se Shqipëria ka barrën fiskale më të larët dhe të ardhurat publike janë më të ulëta duke i krahasuar ato me vendet e rajonit, për shkak se autoritetet ju marrin taksat vetëm bizneseve të cilat nuk janë të lidhura me qeverinë. Sipas Metës në vend bizneset nuk mbështeten njësoj kjo gjë i detyron ata që të largohen.

Kreu i Shtetit bën thirrje që të ndihmojnë biznesin për të ndaluar shpopullimin e Shqipërisë duke krijuar një klimë më të mirë për biznesin duke hapur më tepër vende të reja pune. 

Postimi i Ilir Metës në Facebook:

“Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulta, krahasuar me vendet e rajonit.

Arsyeja është e thjeshtë: taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë.

Bizneset nuk mbështeten njësoj, ndaj investitorët largohen.

Të forcojmë ekonominë duke luftuar pabarazinë, korrupsionin dhe klientelizmin politik!

Një klimë e mirë biznesi do të thotë më shumë vende të reja pune, më shumë investime, më shumë zhvillim.

Të ndihmojmë biznesin, për të ndalur shpopullimin!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re