Avokati Adriatik Lapaj ka dhënë një intervistë për Fax News ndërsa ka marrë pjesë sërish në ditën e shtatë të protestës kundër rritjes së çmimeve.

Ndër të tjera, Lapaj ka publikuar të listuara disa kërkesa ndaj qeverisë të cilës i ka lënë afat deri të shtunën për të reflektuar lidhur me. Mes këtyre kërkesave kryesoret janë ato që lidhen me uljen e çmimit të karburantit dhe të produkteve ushqimore.

Avokati Adriatik Lapaj:

Këto janë kërkesa që janë punuar gjatë këtyre ditëve nga grupet e interesit të cilët kanë kërkuarn jë paketë kërkesash për të zgjidhur këtë çështje. Unë po i përmbledh.

Kërkesa e përgjitshme të ulet çmimi i karburantit në nivelin me ato të rajonit.
Ulja e barrës fiskale dhe garantimi i qëndrueshmërisë së çmimeve.
Zerimi i përkohshëm i TVSH për produktet e shportës.
Përcaktimi i marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve. Mbikëqyrje dhe raportim 3 mujor në Kvend nga ana e Autoritetit të Konkurrencës.
Rishikimi i buxhetit të shtetit për shpenzimet e luksit të administratës publike.
Krijimi i një kompanie publike që të konkurrojë me kompanitë private të naftës.
Përcaktimi i minimumit jetik. Zgjerimi i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.

Pjesëmarrje në rënie:

Lapaj: Koha bën të vetën, kjo është një republikë që funksionon me numra. Duhet të ishte ndryshe por gjithsesi kjo është normale sepse është ditë jave. Njerëzit janë përgatitur pë marshim kombëtar ditën e shtunë, një protestë që do të jetë madhështore. Hapat e marra nga qeveria nuk janë mjaftueshëm. Qytetarët duan ende të ulen çmimet e karburantit dhe çmimeve të produkteve.
Protesta është politike se kërkesat janë politike. Pastaj pjesa e partive është gjë tjetër. Në ditën e shtunë vendos sheshi, sepse është dita e përballjes së madhe ku do bëhen publike këto kërkesa që kemi përpiluar sot. Qytetarët do pyeten sesi do të vazhdojë kjo protestë. Dhe mund të merret vendim edhe për të mos lëvizur nga sheshi ku po protestojmë.

Sulme personale ndaj tij dhe kolegëve të tij:

Lapaj: Unë si Adriatik jam mësuar, rruga ime ka kaluar në sfida të vështira. Edhe kolegët e mi kanë ndjerë presion por fakti që ne jemi këtu do të thotë që nuk do i marrim në konsideratë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re