Kryedemokrati Lulzim Basha vijon takimet me sipërmarrësit dhe administratorët e hoteleve për t’u njohur me situatën aktuale dhe problematikat ekonomike.

Ditën e sotme Basha është ndalur në Golem. Lideri i opozitës theksoi se ekonomia është në krizën më të thellë në këto tetë vite, ndërsa u shpreh se mesazhi kryesor i tij është që të kthehet vëmendja tek qytetarët.

“Në këto momente duhet dora e shtetit, dora e qeverisë. Por qeveria është në arrati. Ka braktisur sipërmarrjen, nuk ofron asnjë paketë reale. Më shumë së 50% e fuqisë punëtore është e detyruar të qëndrojë në shtëpi. Në këtë klimë nuk ka sipërmarrje që i reziston kësaj situate.

Ku është mbështetja për ekonominë. Tatimet kërcasin si normalisht. Një orë më parë duhet ndryshim, jo thjesht rotacion karrigesh. Zotimi ynë kryesor është ta kthejmë vëmendjen tek njerëzit”, deklaroi Lulzim Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re