Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka përshëndetur gjestin e SHBA-ve për të dhuruar teste për Covid-19 për Shqipërinë.

Spahia thotë se qeveria ka dështuar në marrjen e masave me teste dhe aparatura si dhe mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor.

Ai shprehet se në këto gjashtë muaj, qeveria nuk ka treguar asnjëherë sa kite testesh bleu dhe si është gjendja e aparaturave që ka në dispozicion, por prej vetëm dhurata ndërkohë që taksat e shqiptarëve i jep me PPP.

POSTIMI:

Investimi kryesor ne kohe covid-i jane dhurimet e miqve nderkombetare!

Mbi 32 mije teste per Covid-19, dhurate e SHBA per Shqiperine mund te bejne diferencen ne rritjen e numrit te testimeve per ditet ne vazhdim!

Falenderim e mirenjohje per qeverine Amerikane dhe vendet e BE qe ndihmojne shqiptaret ne kete situate kritike!

Turp e faqe e zeze per qeverine e tenderave sekrete qe deshtoi ne menyre spektakolare ne marrjen e masave e furnizimin me teste e aparatura dhe mjete mbrojtese per spitalet e personelin shendetesor!

As edhe njehere te vetme ne 6 muaj, kjo qeveri makute nuk tregoi se sa kite testesh bleu (bashke me prejardhjen) e sa mori dhurate; si eshte gjendja e aparaturave, sa jane blere, sa dhuruar e sa do merren pasi situata sa vjen e behet me kritike!!

Per turp, vetem presin dhurata nga miqte nderkombetare ndersa taksat e shqiptareve i japin per koncesione e PPP, duke e lene sistemin shendetesor ne pike te hallit!!!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re