Analisti Artan Hoxha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në Fax News për të folur mbi kriminalitetin në vendin tonë.

Analisti Hoxha deklaroi se kriminaliteti i lidhur me rastet banale është ulur në Shqipëri por ështe rritur kriminaliteti i lidhur me krimin e organizuar.

“Shqipëria është vend me kriminalitet të lartë të tipit i organizuar dhe krim i lidhur me trafiqet e drogës. Nga një anë kemi ulje të krimit ordiner, gjaknxehtësie, motive banale, por kemi rritje të krimit të organizuar. Kjo tregon që krimi i fortë është në faza rritëse. Gjithçka që ndodh në Shqipëri është e lidhur me bandat shqiptare në Europë”, deklaroi ai.

Sa i takon sjelljes së qeverisë kur ka ngjarje të rënda në vendin tonë, ai tha se qeveria e ka luksin të sillet në këtë mënyrë, pasi ka marrë mandatin e tretë të pamerituar.

“Kur kemi të bëjmë me krime të sofistikuara, institucionet shqiptare dështojnë me sukses. Kur kemi të bëjmë me sukses, shqiptarët janë bishta të aksioneve të nisura në Europë dhe shqiptarëve iu kërkohet të bashkëpunojnë. Por që te kemi një sukses që buron brenda Shqipërisë janë raste të rralla.  Kjo qeveria ka vite në pushtet. Kriminaliteti shqiptar tashmë është futur në kanalet e qarkullimit të drogërave të forta. Pra ky është shteti shqiptar, pa porta dhe pa kanate për pastrimin e parave, gjëra të cilat janë evidentuar në raporte. Qeevria ka luksin të qeverisë në mandatin e tretë pas zgjedhjeve të pamerituara në 25 prill, ku partia shtet u përball me një parti jo shtet. Prandaj kanë luksin të sillen kështu“, theksoi ai.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re