Profesori Zylyftar Bregu ka dhënë një intervistë për emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News. Nëpërmjet një lidhje “skype”, Bregu foli me gjendjen e mediave në Shqipëri, mbi censurën që ato kanë nga qeveria dhe mbi auto-censurën.

Bregu tha se qeveria kishte “vrarë” gazetarinë dhe informacionin në Shqipëri. Ndërsa shtoi se Shqipëria përbënte një rast unik në botë ku kryeministri kishte një kanal televiziv që përpunon opinionin publik.

“Unë kam një qasje tjetër, mendoj se në Shqipëri duhet të bëjmë ca ndarje, të themi se çfarë është mesazhi dhe masezhmbajtësi. Unë mendoj se në Shqipëri ka gazetarë por qeveria ka vrarë gazetarinë dhe informaconin. Për këtë më lër ta ilustroj në një rast që ka ndodhur sot në përballje me kryeministrin. Një reporter bëri një lloj akti rebelimi, dhe unë këtë rebelim të gazetarit e shoh si një rebelim jo vetëm ndaj Ramës por ndaj atyre që administrojnë median.

Pra reporterët shfrytëzojnë momentet për të treguar se në Shqipëri ka gazetarë por është auto-censura që atyre u imponohet nga pushteti politik. Ne mund të them se jemi një rast unik në botë ku kryeministri ka një kanal televiziv që prodhon përmbajtje dhe përpunon opinionin publik”– u shpreh Bregu mes të tjerash.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb