Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me projektligjin e qeverisë për të legalizuar kanabisin për qëllim mjekësore, ku në ‘Facebook’ shkruan se ky vendim është një alarm për të gjithë ata që duan që fëmijët e të rinjtë pa drogë.

tritan shehu

Shehu thekson se vendi ynë nuk ka kapacitete për të përpunuar kanabisin dhe në tregun botëror kjo nisëm është e kufizuar, dhe se nisma e qeverisë duhet të kundërshtohet nga deputetët pasi pasojat do të jenë kriminale.

Postimi i plotë:

Qeveria Rama e Kanabisit, legalizon “Republiken e Kanabisit”!

Rama kerkon te “turbulloje” mendjet e shqiptareve duke i ofruar kanabis!

Ky eshte nje alarm per te gjithe ata, qe i duan vecanerisht femijet e te rinjte pa droge, me shendet fizik e mendor normal, qe mbrojne Jeten vete.

Per te gjithe ata, qe duan nje Shqiperi pa “tym” ne “qiell” e pa “pluhur te bardhe”, ne shkolla, qytete e qendra banimi.

Per te gjithe ata, qe aspirojne nje Shqiperi te pa dominuar nga grupet kriminale.

Legalizimi dje kanabisit, dmth i grupeve kriminale te droges, nen nje “dekor” pornografie ka qene leitmotivi i mbledhjes se Qeverise.

Nje vazhdim ky i politikave te kanabizimit te Shqiperise, te filluar qe me 2014.

Eshte i tille projekt ligjit i te ashtuquajturit “Per perdorimin mjekesor e industrial te kanabisit”, i miratuar dje nga Qeveria sepse:

1-Kanabisi ka perdorim tejet kufizuar mjekesor, eksperimental, mbas perpunimit, ne fazat terminale te tumoreve, te HIV dhe sklerozen multiple.

2-Shqiperia nuk ka te tilla kapacitete eksperimentale e perpunuese te kanabisit, e tregu boteror eshte shume i kufizuar.

Italia prodhon sasi te vogla per kerkime shkencore, nen kontrollin e ushtrise.

3-Pra perfitimi ekonomik me kete “kanabis” mjekesor per ne eshte zero, gje qe e provoi dhe MV, ku degradoi drejt perdorimit si droge e per trafiqe.

4-Te pranosh Ramen kur thote se “Kanabisi mjekesor” do te ndaloje perdorimin si droge te tij dhe veprimtarite kriminale, eshte fantashkence. Ne Shqiperi ku shteti eshte i kriminalizuar, kjo do te thote “t’i varesh ujkut melcite ne qafe”. Deputetet e Shqiperise nuk mund e nuk duhet te behen pjese e nje loje te tille anti shkencore, me pasoja te thella negative, kriminale per vendin tone.

Dua te kujtoj se miratimi i ketij ligji do te kerkontet te goditet “Kodi penal” pra votim te cilesuar, gje qe jo vetem opozita ne terresi, por dhe shume kolege te maxhorances nuk besoj se do tja lejojne vetes!

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re