Analisti Xhevdet Zeka gjatë një lidhje në skype në emisionin “Me Xhaxhiun” ka folur për tensionet dhe përfshirjen e politikës në zgjedhjet në FSHF.

Sipas Zekës, Armand Duka nuk duhet të largohet vetëm duke thënë se ka vite në krye të FSHF-së, por të analizohen të mirat dhe të këqijat që i ka sjellë futbollit gjatë drejtimit të tij.

Zeka mendon se mazhoranca qeverisëse kërkon të “pushtojë” ishullin e fundit që i ka mbetur, pra FSHF-në, një institucion me reputacion të lartë dhe të ardhura të mëdha ekonomike.

“Jemi në fushatë zgjedhore në FSHF ashtu si kohë më parë për komitetin olimpik të republikës së shqipërisë e cila është “koka” e sporteve. Edhe ato zgjedhje u bënë të paligjshme sepse krerët e komiteteve olimpik janë të gjithë në gjykata dhe ata nuk pyetën askënd. Në këto raste zgjedhjet janë objekt i propagandës, objekt i interesave, objekt i sulmeve. Njerëzit që kanë produkt që kanë rezultate të larta shpesh herë sulmohen por jo me argumenta, thjesht thonë se Duka ka 20 vite në krye të institucionit. Nuk ulen të thonë çfarë ka bërë, të mirat dhe të këqijat e këtij personi.

Familja Duka është e kulturuar e mirëformuar në anën e profesioneve nga gjyshja nga babai. Koka e labit e bashkuar me një nivel profesional shumë të lartë e ka bërë këtë betejë shumë të ashpër. Politika pas 90’ ka qenë pjesëmarrje në zgjedhje në FSHF, hoqi Eduard Dervishin 97’ politika ndërhyri kur hoqi Elez Cecon, politika ndryri kur u zgjodh Duka, më pas PD në 2007 kërkonte të hiqte Dukën.

Shakohoxha e di shumë mirë cfarë luhet atje, cfarë interesash dhe prespektive që ka. Nuk e di si ka arritur të bindë dhe të implikojë organet politike të Shqipërisë të PS dhe pushtetit për ti bindur ata që kjo është një mrekulli që duhet marrë, një “ishull” që duhet marrë. Fushata këtë herë është bërë 100% poltike deri në themel sulmi kundër Dukës në cdo skaj është politik. Është gjëja më e mirë që i bëhet futbollit që duhet të pastrohet, të bëhet një oirganizëm dhe transparent. Futbolli nuk është si para 4 viteve, ato shoqatat që flitet ishin të paregjistruara në gjykatë , të pamiratuara në asamble dhe u votua. Në krye të asaj fushate ishte personaliteti i PS, ish-kryeministri Bashkim Fino dhe politika nuk mori pjesë kështu hapur nuk doli. Jemi në një moment në pushtetin më të madh ekonomik që ka pasur FSHF dhe Duka, është anëtar i komitetit ekzekutiv në UEFA, është një pozicion si “ministër” në Europë. Ne në vendet e tjera ne nuk shkojmë askund, dhe ai mbulon sektorin e projekteve. Federata shqiptare vetëm këtë vit ka sjellë në futbollin shqiptar vetëm klubet kanë sjellë 6-8 milionë euro”, tha Zeka.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re