Miliona qytetarë kinezë janë urdhëruar të qëndrojnë në banesat e tyre në Huangshi, një qytet me 2.7 milionë banorë në provincën e Hubei, shumë pranë qytetit të Wuahn ku shpërtheu epidemia e koronavirusit. Qeveria do të dezinfektojë të gjithë qytetin, duke përdorur disa kamionë, të cilët do të udhëtojnë në rrugët e qytetit duke lëshuar lëndë dezinfektuese.

Kamionët do të targetojnë dyqanet, parqet, koshat e plehrave, tualetet publike, marketet, supermarketet, spitalet, shkollat, autobusët, taksitë dhe godinat me zyra.

I gjithë ky aksion i qeverisë, ka për qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit vdekjeprurës, i cili deri në këto momente i ka marrë jetën 362 personave dhe ka infektuar rreth 17,400 persona.

Koronavirusi ka paralizuar jo vetëm qytetin e Wuhan, por mbarë Kinën, duke goditur mjaft rëndë këtë vend.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re