Është konfirmuar dhe nga vetë autoritetet amerikane se kompania DH Albania, fituese e tenderit për një prej loteve të Unazës së Re, ka fallsifikuar një firmë. Ministri Gjiknuri e bëri public këtë fakt, duke njoftuar skualifikimin e saj.

“Nga përgjigjet e ardhura dje, një pjesë e paraqitur nga DH nuk është e saktë, por e falsifikuar. Pas marrjes së këtij konfirmimi, ARRSH ka zgjidhur kontratën”, tha Gjiknuri. Sipas ministrit, tashmë i vjen radha hetimit të kësaj kompanie. Gjiknuri njoftoi se DH Albania-s, për arsye të firmës së fallsifikuar, i anullohet një tender i fituar në OST.

“Të njëjtën praktikë ka ndjekur dhe OST ku kjo kompani nëpërmjet një procedure të hapur ka tenderuar në një tender. Nuk rezulton t’i jetë shkaktuar asnjë dëm financiar buxhetit të shtetit pasi kontratat nuk kanë filluar të zbatohen dhe pagesa nuk janë bërë. Falsifikimi i të gjithë dokumentave rezulton të jetë kryer jashtë territorit të Shqipërisë”, theksoi Gjiknuri. Sipas këtij të fiundit, asnjë ent shtetëror, as OST e as ARRSH, nuk kanë asnjë përgjegjësi penale, pasi kanë zbatuar përpikmërisht ligjin me kompaninë në fjalë.    

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re