Albana Vokshi, përfaqësuese e PD prezantoi rezolutën për Shqipërinë që u miratua nga Unioni Ndërkombëtar Demokrat.

Në fjalën e saj, deputetja demokratike theksoi se  Shqipëria ndodhet nën një regjim autoritar, ku Kryeministri kontrollon të gjitha pushtetet.

Ajo u shpreh se modeli maqedonas, i një qeverie kujdestare, është një mundësi e mirë për ne për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Përtej propagandës së madhe, të paguar me para korrupsioni dhe krimi të organizuar, ekziston një realitet shumë i errët dhe i trishtë. Shqipëria ndodhet nën një regjim autoritar, ku Kryeministri kontrollon të gjitha pushtetet (politike, institucionale, ekonomike, mediatike dhe drejtësisë).

Sistemi i drejtësisë, pas reformës «së famshme» në drejtësi, e cila u ndikua  shumë dhe u financua nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur dhe George Soros, në vend që të bëjë drejtësi, po përdoret si një armë në duart e mazhorancës duke e shndërruar Shqipërinë ne një vende me të burgosur politikë: Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Ervin Salianji, Fredi Bejleri.

Zgjedhje të lira dhe të ndershme – tha znj Vokshi-  nuk janë organizuar në Shqipëri që nga viti 2013. Vota është e shantazhuar, e kërcënuar dhe e dhunuar. Zëri i Amerikës, media zyrtare e qeverisë në SHBA, ka publikuar një studim me një informacion tronditës: Një nga katër votues, e ka ndryshuar votën për shkak të presionit të administratës publike të këqpërdorur nga mazhoranca socialiste.

Bandat kriminale në Shqipëri, të lidhura me Kryeministrin dhe mazhorancën socialiste u përdorën nga maxhoranca për zgjedhje, dhe tani drejtojnë trafikun e drogës nga Amerika Latine në portet e Europës e janë shndërruar në rrezik jo vetëm për Shqipërinë, por për Evropën, Amerikën Latine.

Kërkojmë mbështetje për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Modeli maqedonas, i një qeverie kujdestare, është një mundësi e mirë për ne për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re