Qeveria malazeze ka paraqitur në Parlament një projekt-ligj për përdorimin e simboleve, ku është marrë në konsideratë një propozim të deputetit Genci Nimanbegu për të shfuqizuar dispozitën për penalizimin e qytetarëve që shfaqin publikisht flamurin ose simbolet e tjera të një shteti tjetër.

Sipas mediave të Podgoricës, Nimanbegu u përpoq të ndryshojë dispozitat e ligjit në një mënyrë që të lejojë personat fizikë në vende publike të shfaqin ose përdorin flamurin, stemën ose simbolin e një shteti tjetër pa sanksione.

“Duke marrë parasysh që Mali i Zi njihet si një vend multietnik dhe multikulturor, si dhe një shtet turistik ku të gjithë qytetarët janë të lirë dhe të barabartë, pavarësisht përkatësisë fetare, kombëtare dhe politike, dhe që flamujt e vendeve të huaja shfaqen gjatë dhe jashtë sezonit, ne konsiderojmë se kjo do të shmang diskriminimin ndaj personave fizikë që shfaqin flamurin, stemën ose simbolin e një shteti tjetër në një vend publik”, thuhet në një deklaratë të tij.

Dhe thuhet se qeveria mbështeti projektligjin me propozimet e Nimanbegut.

Ditë më parë, një folklorist nga Shkodra tha se u ndëshkua me gjobë në vendin fqinj, pasi në një event kulturor mbante flamurin shqiptar.

Ishte ky një prej ligjeve më kontraverse në Mal të Zi, që duket si i sajuar për të privuar fqinjët shqiptarë nga shfaqja e përkatësisë entike nëpërmjet simboleve.   

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re