Për dy ditë, të premten dhe të shtunën qeveria do të mblidhet me dyer të mbyllura në Tepelenë. Në mbledhjen 48 orëshe, secili prej ministrave do të bejë një analizë të detyrave të bëra dhe angazhimeve të ndërrmara për këtë mandat të tretë qeverisës.

 

“Retreat-i” me ministrat, para nisjes së pushimeve verore, vjen pas ndryshimeve në kupolën e Partisë Socialiste.

 

Kryeministri Edi Rama shkarkoi Damian Gjiknurin nga detyra e sekretarit të përgjithshëm të partisë dhe për rrjedhojë edhe të tetë sekretarët e tjerë.

 

Pritet të shihet nëse do të ketë furtunë shkarkimesh edhe në qeveri apo Rama do të presë shtatorin, kur do të rimbledhë asamblenë për të zgjedhur sekretariatin e ri dhe ndoshta për të komunikuar edhe ndryshimet në qeveri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re