Qeveria shqiptare ka shpronësuar ndërtesën e “Sarajeve të Toptanëve” e cila nga sot është pronë e Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar dokumentin e VKM-së, duke thënë se Bashkia e Tiranës i paguan 2.5 mln dollarë pronarëve për ndërtesën monument kulture.

“Me vendim te qeverise shqiptare, nga sot, ndertesa e Sarajeve eshte prone e Bashkise se Tiranes si muze i qytetit qe do evokoje traditen, si dhe historine diplomatike. Paguhet 2.5mln USD pronareve per ndertesen monument kulture”, shrkuan Veliaj.

Me vendim te qeverise shqiptare, nga sot, ndertesa e Sarajeve eshte prone e Bashkise se Tiranes si muze i qytetit qe do evokoje traditen, si dhe historine diplomatike. 🏛✅@CityOfTirana i paguan 2.5mln USD pronareve per ndertesen monument kulture – nje precedent historik! 👍🇦🇱 pic.twitter.com/WkHwdijZMi

— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) October 28, 2021

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re