Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është përcaktuar masa e pagesës për  anëtarët e komisionit të Licencave për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe të  komisionit të licencave në autoritetin e mbikëqyerjes së lojërave të fatit.

Sa i përket komisionit për “Lojërat e Fatit”, kryetari do të marrë 35 mijë lekë për mbledhje, ndërsa anëtarët nga 30 mijë lekë.

Ndërsa anëtarët e komisionit për “Kanabisin mjekësor” do të të përfitojnë një pagesë prej 25 mijë lekësh për mbledhje, por jo më shumë se  12 pagesa në vit.

VENDIMET:

V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E MASËS SË PAGESËS PËR ANËTARËT E KOMISIONIT TË LICENCAVE PËR KULTIVIMIN E CANNABIS-IT PËR QËLLIME MJEKËSORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “a”, të pikës 5, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Anëtarët e emëruar në Komisionin e Licencave për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore përfitojnë një pagesë për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë komision, në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë për mbledhje, por jo më shumë se 12 (dymbëdhjetë) pagesa në vit.
2. Ky vendim i shtrin efektet financiare nga momenti i bërjes efektiv të komisionit dhe këto efekte përballohen brenda buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
3. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E MASËS SË SHPËRBLIMIT TË KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KOMISIONIT TË LICENCAVE NË AUTORITETIN E MBIKËQYRJES SË LOJËRAVE TË FATIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 8, të nenit 17/1, të ligjit nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “a”, të pikës 5, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kryetari dhe anëtarët e Komisionit të Licencave për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikimeve të paraqitura në lidhje me aktivitetin e lojërave të fatit, pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit shpërblehen, si më poshtë vijon:
a) Kryetari i komisionit, në masën 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë për mbledhje;
b) Anëtarët e komisionit, në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë për mbledhje.
2. Çdo pagesë e anëtarëve të komisionit bëhet mbi bazën e dokumentit (listëprezencë ose procesverbal), që vërteton pjesëmarrjen në mbledhjet e komisionit.
3. Efektet financiare për shpërblimin e anëtarëve të Komisionit të Licencave, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
4. Ngarkohet Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E MASËS SË PAGESËS PËR ANËTARËT E KOMISIONIT TË LICENCAVE PËR KULTIVIMIN E CANNABIS-IT PËR QËLLIME MJEKËSORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “a”, të pikës 5, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Anëtarët e emëruar në Komisionin e Licencave për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore përfitojnë një pagesë për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë komision, në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë për mbledhje, por jo më shumë se 12 (dymbëdhjetë) pagesa në vit.
2. Ky vendim i shtrin efektet financiare nga momenti i bërjes efektiv të komisionit dhe këto efekte përballohen brenda buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
3. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re