Qeveria shtyn afatin për shqyrtimin e dosjeve të pronave dhe kompensimin për ish-pronarët.
Ministri Ulsi Manja tha se qeveria vendosi të shtyjë deri në dhjetor 2027 shqyrtimi i dosjeve, ndërsa afati i kompensimit të ish-pronarëve u shty deri në vitin 2028.
Manja: Sot kemi dy lajme të mira për ish pronarët, sapo kaluam në mbledhje një ndryshim hë ligjin për përfundimin e proceseve të pronës dhe kompensimin e ish-pronarëve. Janë 2 ndryshime që kanë të bëjnë me shtyrjen e afatit për shqyrtimin e dhe kompensimin e pronave të ish-pronarëve. Ndryshojmë ligjin 133 2015 duke e çuar afatin për shqyrtimin deri në dhjetor 2027, ndërsa afati i kompensimit deri në dhjetor 2028.
